Avdullah Hoti niset për në Uashington: Do të takoj kongresistë e senatorë

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me disa kolegë deputetë është nisur për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Hoti ka shkruar në Facebook se gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takoj kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme, shkruan Reporteri.net.

“Sot, me disa kolegë deputetë, udhëtoj për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan — një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës. Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takoj kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme