Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vetëm zgjedhjet e reja i hapin rrugë krijimit të institucioneve legjitime, që mund të sigurojnë konsensusin e brendshëm politik dhe shoqëror.
Sipas tij, për aq kohë sa nuk ka konsensus të brendshëm politik dhe shoqëror në Kosovë, bazuar në parimet e Kushtetutës, nuk mund të ketë as dialog me Serbinë.
“Ngrirja e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në po shkon në favor të veprimeve nepotiste dhe korruptive të partnerëve të PAN-it”.
“Politika e jashtme e Kosovës është joekzistente, plotësisht në defansivë, duke u munduar të parandalohet tërheqja e njohjeve. Vizita të rëndësishme në Kosovë pothuajse nuk ka fare, dhe as vizita jashtë të krerëve të institucioneve”.
“Qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre, sa më parë më mirë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe konsolidimin e shtetësisë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Hotit në Facebook.
“Për aq kohë sa nuk ka konsensus të brendshëm politik dhe shoqëror në Kosovës, bazuar në parimet e Kushtetutës së Kosovës, nuk mund të ketë as dialog me Serbinë. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë akterët politik dhe institucional.
Ngrirja e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në po shkon në favor të veprimeve nepotiste dhe korruptive të partnerëve të PAN-it.
Politika e jashtme e Kosovës është jo ekzistente, plotësisht në defansivë, duke u munduar të parandalohet tërheqja e njohjeve. Vizita të rëndësishme në Kosovë pothuajse nuk ka fare, dhe as vizita jashtë të krerëve të institucioneve.
Vetëm zgjedhjet e reja i hapin rrugë krijimit të institucioneve legjitime, që mund të sigurojnë konsensusin e brendshëm politik dhe shoqëror. Qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre, sa më parë më mirë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe konsolidimin e shtetësisë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.