Avioni ushtarak rrëzohet mbi fshatin pakistanez – 17 të vdekur, 12 të lënduar

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 17 njerëz janë vrarë pasi një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi në afërsi të qytetit pakistanez të Raëalpindi.

Pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 civilë kanë vdekur, thanë mediat lokale duke cituar një deklaratë të ushtrisë.

Ndërkaq, dymbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur.

Avioni ishte në një fluturim rutinor stërvitjeje kur u rrëzua dhe u ndez një zjarr që përfshiu disa shtëpi.

Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë shkaktoi përplasjen ose çfarë lloj avioni ishte.

Rawalpindi, afër kryeqytetit Islamabad, është vendi i selisë së ushtrisë.

Avioni, i cili ishte pjesë e njësisë së aviacionit të ushtrisë pakistaneze, u rrëzua në orët e para të së martës.

Një oficer i ushtrisë në vendngjarje i tha Reuters se “avioni goditi anën e ndërtesës dhe struktura u shemb plotësisht”.

Të ngjashme