Avokat Bajraktari: Hakmarrja është e dënueshme me ligje të Kosovës deri ne dy vjet burg

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Pas postimit në Facebook të deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit, me qëllim të hakmarrjes ndaj gazetarit Berat Buzhala pas publikimit të audio-incizimeve mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari dhe anëtarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, avokati Ardian Bajraktari – në një reagim në Facebook – ka theksuar se veprimet hakmarrëse janë të ndalura dhe të dënueshme me ligj.

Lidhur me këtë pohim, avokati ka cituar paragrafin 2 të nenit 338 (Hakmarrja) të Kodit Penal, i cili dënon veprimet e dëmshme ndaj personave me qëllim të hakmarrjes për shkak të raportimit ose shpalosjes së informacionit që paraqet kërcënim ose cenim të interesit publik. 

Sipas këtij neni, personat që ndërmarrin veprime të tilla rrezikojnë të dënohen me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Të ngjashme