Avokatët e Bashotës: CD-ja e provave cenon privatësinë

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 13:35 | Nga

Mbrojtësit e kryetarit të Klinës Sokol Bashota, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Haxhi Millaku kërkuan edhe veëmin e një CD-je nga provat materiale me arsyetimin se ajo përmban biseda private.

“Mbetem pranë kundërshtimeve të dhëna me shkrim për hedhjen e aktakuzës, si dhe në rast se vazhdohet me seancën kryesore kërkojmë që të veçohet CD-ja nga provat materiale, sepse e njëjta përmban biseda private familjare dhe si e tillë ajo shkel të drejtën e privatësisë”, tha avokati Haxhi Millaku.

Ndërkaq, mbrojtësi i Enver Berishës- avokati Gëzim Baloku, e cilësoi aktakuzën e re si të zgjeruar, e jo të ndryshuar, ndërsa tha se mbetet pranë kundërshtimeve të dhëna me parë.

Ndërsa Besnik Berisha, avokati i Fadil Gashit tha se aktakuza u ndryshua vetëm për t’i ikur vjetrimit të lëndës së të mbrojturit të tij.

“Në rastin e Fadilit prokuroria u përball me parashkrimin i cili ishte i pashmangshëm. Në rastin e klientit tim, prokurorja e ndryshoi aktakuzën vetëm për të vazhduar tutje dhe në këtë rast prokurorja e EULEX-it, e misionit për mbrojtjn e ligjit, ka abuzuar me ligjin. Kjo është bëre vetëm për t’i ikur parashkrimit”, tha avokati Berisha.

Kundërshtimeve të mbrojtësve iu përgjigj Prokurorja e EULEX-it, së pari atyre për veçimin e CD-së nga shkresat e lëndës.

“Nëse mbrojtësit do të ndryshojnë ndonjë pjesë te CD-së duhet të tregojnë cilat janë ato pjesë që po pretendojnë se cenojnë privatësinë, pastaj ne do t’i shikojmë, ndërsa sa u përket pretendimeve për parashkrim, avokati mbrojtës vetëm po supozon pa dhënë ndonjë përshkrim”, tha prokurorja.

Sokol Bashota, Enver Berisha, Fadil Gashi dhe Esat Raci, akuzohen nga Prokuroria Speciale për veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe mashtrim në detyrë sepse në bashkëkryerje pasi kanë rënë dakord që së paku 6 nga 10 banesave në pronësi të Komunës se Klinës t’u caktojnë një çmim për qira për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike, raporton kallxo.com.

Ata akuzohen se këtë e kishin bërë pa plotësuar ndonjë kriter objektiv dhe duke i anashkaluar aplikantët gjendja ekonomike e të cilëve ishte më e keqe.
Si përfaqësues të partive politike në Komunën e Klinës (PDK, LDK, AAK, LDD) kanë ushtruar ndikim për të siguruar përkrahjen e favorshme në Kuvendin Komunal, duke e përforcuar kështu dashjen e tyre për të kryer veprën penele, thuhet në aktakuzë.

Të akuzuarit në janar 2010 kanë nënshkruar kontratat mujore të qirasë së banesave në vlerë prej 20 eurove, ndërsa sipas prokurorisë, mesatarja e qirasë për një apartament të madhësisë ekuivalente në vitin 2009 në Klinë ishte rreth 200 euro, me ç’rast kanë përfituar nga pozitat dhe autorizimet e tyre duke i tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme