Avokati i Adriatik Llallës: Mbi ish-kryeprokurorin nuk ka asnjë procedim penal në asnjë prokurori

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 12:47 | Nga

Në një kohë që prokuroria e Durrësit ka nisur një hetimet kundrejt Adriatik Llallës, avokati i tij, Sokol Hazizaj, thotë se ndaj këtij të fundit nuk ka nisur asnjë procedim penal.

“Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës. Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij” – u shpreh Hazizaj.

Llalla është duke u hetuar për veprat penale “refuzimin për deklarim, mosdeklarim, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”, mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre. Deri më tani, dihet se ndaj Llallës ka nisur verifikimi pasuror për shitjen e disa pronave dhe se ka mospërputhje sa u përket shumave të deklaruara, shkruan Lapsi.al.

Vetë ish-Kryeprokurori hoqi dorë nga privilegji ligjor për t’u zgjedhur gjyqtar në Apelin e Tiranës pas përfundimit të mandatit të tij në krye të Prokurorisë dhjetorin e shkuar.

Të ngjashme