Alban Arifi i cili është avokat i Ismet Osmanit që u arrestua në mëngjesin e ditës së sotme nga Policia, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nën dyshimin se ka kryer fajde.
Sipas Arifit, i dyshuari Osmani nuk ka të bëjë asgjë me veprën që akuzohet dhe me rastin e gjashtë të arrestuarve tjerë.
“Ismet Osmani është shoqëruar për në Polici nën dyshimin se ka kryer fajde. Por klienti im nuk ka të bëjë asgjë me rastin dhe me gjashtë të arrestuarit e tjerë”, ka thënë avokati Arifi.
“Bëhet fjalë për një vepër që ka ndodhur para 10 vjetësh, për të cilën Osmani nuk ka lidhje me të dhe grupin e të arrestuarve”.
“Në rastin e hapur nuk ka as palë të dëmtuar. Dyshimet janë për dhënje të fajdeve dhe shitblerje të shtëpive dhe tokave. Mirëpo nuk ka asnjë provë apo dëshmi për këtë rast; së paku prokuroria nuk prezantoi asgjë”.
Për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti, klikoni në linkun e mëposhtëm.