Ben Emmerson, avokati i njohur britanik, do të jetë përfaqësuesi ligjor në Gjykatën Speciale, i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Ben Emmerson i specializuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare dhe penale kushtetuese e publike, e njeh shumë mirë Kosovën, UÇK-në dhe luftën e saj për liri.
Emmerson e ka mbrojtur edhe ish Kryeministrin e Kosovës, Ramush Hradinaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.
Ish Kryeministrja britanike, Theresa May, duke folur për figurën e Ben Emmerson, e ka cilësuar si një ndër avokatët më të mirë që ka Britania.
“Një nga avokatët më të dalluar të Britanisë në fushën e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, ka thënë May.
Në qershor 2011, Emmerson u zgjodh si Raportues Special i Kombeve të Bashkuara në Task Forcën Kundër Terrorizmit dhe të Drejtat e Njeriut. Ai e mbajti këtë mandat deri në korrik 2017. Në këtë cilësi ai raportoi çdo vit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe entitetet përkatëse të krijuara nga Këshilli i Sigurimit.
Aktualisht, Ben Emmerson është edhe avokat i Mbretëreshës në Angli.
Për punën e suksesshme ndërkombëtare, për të është realizuar edhe një film i quajtur “Official Secrets”, bazuar në ngjarje të vërtëtë, i cili ka fituar çmime ndërkombëtare