Avokati i Kokallës: Kërkojmë nga gjykata që vendimi të bazohet në provat që janë administruar

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Avokati mbrojtës i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, Ndrec Dodaj, në fjalën përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ka kërkuar nga gjykata që vendimi të bazohet vetëm në provat e administruara dhe të vërtetuara gjatë procesit gjyqësor.

Ai ka theksuar se nuk duhet të merren për bazë raportimet mediale apo diskutimet publike, duke përmendur edhe presionin, sipas tij, të madh ndaj këtij rasti.

“Pra, kërkojmë nga gjykata që vendimi të bazohet në provat që janë administruar, që janë vërtetuar. Kërkojmë nga gjykata që të mos lexojë SMS apo mediat se çfarë flasin. Sidomos disa portale, që i gjykojnë pa as një lloj gjykimi. , i marrin dhe i gjykojnë faktet, por vendimi të bëhet në bazë të provave. Sepse, për fat të keq, jemi në një presion shumë të madh”, tha ai.

I akuzuari Kushtrim Kokalla ka deklaruar se e mbështet plotësisht fjalën e mbrojtjes së tij.

Të ngjashme