Pastori amerikan që ka jetuar në Turqi për dy dekada është ndaluar për 21 muaj, pas akuzave për terrorizëm, të cilat ai i kundërshton.
“Pas kundërshtimit të Gjykatës së Lartë, ne do të aplikojmë për apel në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar avokati, Ismail Cem Halavurt, për gazetën turke, Hurriyet, transmeton Reuters.
Brunson akuzohet për terrorizëm dhe ofrim të ndihmës për grupin që supozohet se ka lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen që jeton në SHBA dhe të cilën Ankaraja e fajëson për tentimet e dështura për grushtshtet kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan më 2016.
Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve, Reuters ka thënë se nuk do të ketë kompromise me Turqinë në kthim të lirimit të Brunsonit.
Ankaraja ende nuk iu është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan.