Avokati i Popullit: Institucionet dështuan të ofrojnë drejtësi për fëmijët e vrarë në luftë, duhet hulumtim

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 10:46 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vizituar ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, ku tha se duhet bërë një hulumtim se ku ka dështuar shteti në zbardhjen e këtyre krimeve, raporton Ekonomia Online.

“Ne duhet të dalim me një hulumtim se ku ka dështuar shteti në ballafaqimin me të vërtetën dhe ofrimin e drejtësisë për këto viktima”, tha Qelaj.

Për këtë vizitë, Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, falënderoj Qelajn dhe tha se shpreson që bashkëpunimi me Avokatin e Popullit do të vazhdojë.

Më 13 maj të vitit 2019 është bërë hapja e ekspozitës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” kuruar nga Blerta Hoçia, në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë si pasojë e luftës në Kosovë 1998-2000.

Kjo ekspozitë vjen si një ftesë për përballje dhe për reflektim, për dialog dhe shërim, duke nisur ndërtimin e një kujtese kolektive me anë të këtyre sendeve dhe të tjerave që do të shtohen në të ardhmen.

Ekspozita realizohet nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe mbështetët nga National Endowment for Democracy (NED), Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

https://vimeo.com/518961410
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme