Avokati i Popullit: Legjislativi ta mbikëqyrë ekzekutivin, ndikon në zvogëlimin e korrupsionit

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 15:25 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit, Himi Jashari, ka marrë pjesë në një bashkëbisedim të organizuar nga Lëvizja Fol. Jashari ka thënë se roli i kuvendit është shumë i rëndësishëm në një vend demokratike, ai ka kërkuar që Kuvendi të mos merret vetëm më miratimin e ligjeve, por edhe të luaj rolin e kontrollit të zbatimit të tyre.

Jashari më tej shtoi se nëse ka një kontroll adekuat parlamentar mbi ekzekutivin rritja e korrupsionit do të ishte më e vogël, raporton Ekonomia Online.

“Në raportin e 2016 kemi bërë një vlerësim se sa është legjitim mandati i kuvendit të Kosovës. Fakt del prej 94% e kuvendit e ka të orientim në miratimin e ligjeve, 6% është i orientim në të kontrollit qeveritar në parlament, e kjo për neve është shqetësuese. Mbetet fakt se ky relacion është në dispozicion për një shoqëri demokratike siç është Kosova. Për neve mbetet dhe qetësuese çka me besimin që i është dhënë legjislaturës. Nëse ka një kontroll adekuat parlamentar mbi ekzekutivin rritja e korrupsionit kishte me qenë më e vogël”.

Ai foli edhe për financimin e partive politike. Jashari ka kërkuar që financat e tyre të bëhen publike sa më shpejtë.

Rekomandimet e Avokatit të Popullit si dhe OJQ-vë ka kërkuar që të merren parasysh në përmirësim të gjendjes në institucione.

“…ka shumë rekomandime nga OJQ për tema të llojllojshme, por e keqja është se këto raporte s’kanë trajtim të duhur në Kosovë nuk ka përgjigje për OJQ nëse këto rekomandime janë të qëndrueshme e mund t’i hynë në punë qeverisë dhe institucioneve të vendit. Unë besoj që një numër i madh i raporteve kishin pas mundësi me u marrë si trajtim adekuat nga institucionet e vendit. Ne si institucion kemi bërë disa rekomandime për qeverinë dhe ne kemi rekomandua kryeministrit nga komision ndër-ministror për të drejtët e njeriut”.

Jashari ka folur edhe besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor por edhe reformat e këtij sistemi.

“Sistemi gjyqësor vazhdon te përballet me një problem të njëjtë të gjitha raportet e shkoqisim si problemin kyç që përbën shkelje ndërkombëtare dhe vendore. Reforma e vetëm është ajo e 2010 me shpresën se me një numër të caktuar prej 20 lëndëve për gjyqtar të sjell përmirësime por kjo doli të jetë matematik e keqe sepse s’janë llogaritur lëndët e tjera dhe pa një sistem të mirë gjyqësor nuk mund të ketë një besueshmëri të qytetarëve në sistem”, ka thënë ai.

Të ngjashme