Zyra e Avokatit të Popullit ka pranuar njëzet ankesa nga qytetarët për shkeljen e të drejtave të njeriut prej shfaqjes së Coronavirusit në Kosovë.
Avokati i Popullit, Hlimi Jashari në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar së të gjitha ankesat janë pranuar me shkrim dhe janë duke u shqyrtuar me prioritet.
Ai ka treguar se kanë pasur një ankesë nga një fëmijë, i cili të dy prindërit i ka zyrtarë policorë, që t’i mundësohet që njëri të kujdeset për të gjatë kohës sa ai nuk mund të shkojë në shkollë.
“Kemi lënë një linjë telefonike për gjithë qytetarët që dëshirojnë të paraqesin ndonjë ankesë. Kemi një numër të vogël të ankesave pasi kanë ndikuar masat kufizuese dhe pandemia”.
“Ankesat kanë të bëjnë nga personat me aftësi kufizuese për mos funksionimin e komisionit, të burgosurit që i referohen ndonjë të drejte, kemi pasur ankesë edhe nga një fëmijë, si dhe nga personat që dëshirojnë të kthehen në vetëlindje. Janë të natyrave të ndryshme, disa janë në proces të hetimit, për disa kemi reagua”.
Ai më tej ka treguar se i janë drejtuar Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut, sa i përket publikimit të emrave të personave të infektuar me Coronavirus.
“Kemi bërë edhe një kumtesë për të drejtën dhe respektimin e privatësisë nga mediumet që përbën shkelje. Përkundër punës së mirë të gazetarëve në kohë reale. Kemi kontaktuar Agjencionin për Mbrojtjen e të Dhënave që të jep vlerësimin e vetë. Po presim reagimin për të parë masat që i kanë ndërmarr. Por menjëherë kanë veprua dhe disa mediume në mënyrë vetanake i kanë largu regjistrimin e të dhënave personal”.
“Shqetësimet e qytetarëve kanë qenë të arsyeshme dhe të drejta për tu kthyer në vendlindje, nuk mund të ndalohet. Këto ditë na është siguruar që do t’i mundësohet kthimi i këtij personi. Deri me tani në formë të shkruar janë mbi 20”.
Kur foli për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në kohë pandemie, Jashari duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtuese tha se masat marra nga Qeveria janë të zbatueshme edhe në shumë vende të tjera.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtuese ka disa probleme, sepse nuk e ka përcaktuar kohën për sa vlen dhe cilat janë sanksionet dhe detyrimet karshi këtij vendimi, raporton EO.
“Është situatë e qartë juridike, Gjykata Kushtetuese nxori një aktgjykim me të cilin dha sqarimet sa ai përket kësaj gjendje. Ka pasur konfuzion në këtë kuadër, që Kushtetuta lejon dy situata kur mundet me u bë shfuqizimi i drejtëve të njeriut apo kufizimi i lirive”.
“Deri me sot në standarde evropiane është përcaktuar shumë i qartë se në çfarë rrethana mund të ndodhë kjo,deri në çfarë mase. Pasi nuk kemi pasur shpallje zyrtare të gjendjes se jashtëzakonshme, Qeveria është bazuar në Ligjin për shëndetësi dhe sëmundje ngjitës me të cilën e ka mbështet dhe kufizuar lirinë e qytetarëve. Masat e tilla janë marrë në thuajse gjitha shtetet”.
“Mendimi jonë dallon paksa nga ai i Gjykatës Kushtetuese sepse ne kemi besuar që ligji për situatën emergjente në shëndetësi është bazë e mjaftueshme për të bërë kufizime. Vendimi në vetvete ka disa probleme sepse nuk e ka përcaktuar kohën për sa vlen dhe cilat janë sanksionet dhe detyrimet për të cilat qytetarët karshi këtij vendimi. Ka pasur një mangësi sepse ka kufizua tubimet në ambientet private, e që ligji për shëndetësi apo ligji për sëmundje ngjitëse nuk kanë përcaktuar këtë kriter”.