Avokati i Popullit publikon raportin me rekomandime për mirëmbajtjen e varrezave

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit ka publikuar Raportin me Rekomandime në lidhje Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në komunat e Republikës së Kosovës

Ky institucion thekson se duke pasur parasysh se menaxhimi dhe mirëmbajtja e varrezave është veprimtari komunale e interesit të përgjithshëm dhe duke u bazuar në informatat e grumbulluara lidhur me gjendjen jo të mirë të mirëmbajtjes së varrezave, Avokati i Popullit ka iniciuar hetime me vet iniciativën (ex officio) për të vlerësuar gjendjen e varrezave nëpër komunat e Republikës së Kosovës.

“Raporti ka për qëllim që të ofroi një përshkrim objektiv të gjendjes së varrezave, duke pasur parasysh kriteret më bazike që duhen plotësuar që varrezat të jenë të qasshme, të dinjitetshme dhe të plotësojnë kërkesat e qytetarëve. Raporti identifikon çështje të cilët është e nevojshme të adresohen nga autoritetet kompetente komunale në bazë të kompetencave të tyre ligjore, më qëllim të rregullimit dhe përmirësimit të gjendjes në menaxhimin e varrezave”.

Përmes këtij raporti, Avokati i Popullit iu rekomandon autoriteteve përgjegjëse masat që duhet ndërmarrë në mënyrë që kjo gjendje të përmirësohet.

https://oik-rks.org/2018/10/25/raport-me-rekomandime-ex-officio-401-2018-ne-lidhje-me-menaxhimin-dhe-mirembajtjen-e-varrezave-drejtuar-kryetareve-te-komunave/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme