Avokati i Ramabajës: Kam frikë se rasti “Syri i Popullit” është i ndikuar nga politika

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 12:21 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Po vazhdon gjykimi në rastin “Syri i Popullit” ku pritet të jepet fjala përfundimtare nga të akuzuarit, raporton Ekonomia Online.

Prokurori special, Sylë Hoxha në mungesë të provave ka hequr dorë nga ndjekja penale për Sadik Berisha dhe Lirije Luzhën.

Kurse për ta akuzuarit e tjerë ai tha se ata janë anëtarë aktiv të organizatës kriminale “Syri i Popullit” ku secili me mënyrën e vet ka kontribuar.

Avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi, para medieve ka thënë se ka frikë që ky proces do të ndikohet nga politika.

Ndërsa beson se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka të bëjë asgjë me atë se çfarë akuzohet.

“Jemi ka fundi i një procesi dhe sot prokurori e dha fjalën përmbyllëse dhe krejt çka mund të del nga ajo fjalë është qe s’ka argumente dhe ai nuk kishte çfarë të thoshte. Dhe as kë fakt nuk është vërtetuar se Ramabaja është pjesë e kësaj organizate dhe kam treguar që ky rast është i montuar dhe aktgjykimi lirues mund të vijë vetëm nëse gjyqi nuk është ndikuar por kam frikë sepse këtu kanë dëshmuar krerët politikë dhe nëse gjyqi është i pavarur unë pres aktgjykim lirues”.

“Unë mendoj se trupi gjykues nuk ka qenë i pavarur ku kryetari i shtetit urdhëron që të përjashtohen mediat dhe gjykata e pranon pastaj kryetari i shtetit shtron pyetje ku as prokurori nuk i shtron ato pyetje, prandaj frika ime është qe ky proces do të jetë i ndikuar nga politika ju i ke. pa edhe sjelljet edhe kryetarit të kuvendit ku ai i ka sulmuar të akuzuarit duke i quajt me terma të ndryshëm dhe frika ime është se do të ndikohet nga politika dhe aktgjykimi lirues do të na ndihmon t’i përgënjeshtronte të gjitha raportet qe janë dhënë për gjyqësorin”, tha ai.

Gjykata dha një orë pauzë për pushimin e drekës dhe më pas pritet që fjalën e tij ta jep i akuzuari Sadri Ramabaja.

Të ngjashme