Avokati i shtetit priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor është pritur në takim nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror Sami Istrefi, me të cilin është diskutuar çështja e bashkëpunimit mes dy institucioneve lidhur me përfaqësimin e ATK-së në procedura gjyqësore.

Avokati i Përgjithshëm Istrefi, vlerësoj lart nivelin e bashkëpunimin mes Avokaturës Shtetërore dhe ATK-së, ku shprehi gatishmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimit edhe në të ardhmen, por i njëjti vlerësoj punën e ATK-së në fushën e përfaqësimeve gjyqësore, ku vetëm gjatë vitit 2018 tha se ATK ka fituar afër 90 % të rasteve gjyqësore. Ndër tjera, shprehi gatishmërinë e Avokaturës Shtetërore për bartjen e autorizimeve të plota me qëllim që ATK të jetë vetë përfaqësuese në të gjitha proceset gjyqësore.

Ndërsa, drejtori Murtezaj tha se deri më tani jemi të kënaqur me nivelin bashkëpunimit mes Avokaturën Shtetërore dhe ATK-së, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi ATK ka arrit këto rezultate në të gjitha proceset gjyqësore dhe njëherit u shpreh i gatshëm që nga tani ATK të përfaqësohet vetë në të gjitha proceset gjyqësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme