David Hooper, avokati i Hashim Thaçit, ka thënë se po punojnë me një sistem të nxjerrjes së materialeve, që është sipas tij, i copëzuar dhe jo i dobishëm.
Hooper në konferencën e katërt mbi ecurinë e rastit Thaçi dhe të tjerëve, theksoi që mbrojta e ka ngritur vazhdimisht këtë shqetësim.
“Nëse ka një sistem të nxjerrjes së materialeve, në vijimësi brenda parametrave kohore që shtrihet deri në korrik, pastaj ekziston edhe urgjenca për të filluar gjykimin sa më shpejtë, për të cilin ne e kundërshtojnë, për të gjitha arsyet që ne i kemi paraqitur më parë”.
Hooper ka thënë se nxjerrja e materialeve duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme.
“Ne sugjeruam që të kemi një listë paraprake të dëshmitarëve. Prokuroria duhet ta ketë një listë të tillë. Janë 3000 dokumente dhe disa prej tyre nuk kanë numër që të jenë të caktuar”.
“Prokuroria thotë se disa prej tyre janë për shkak se ju nënshtrohen redaktimeve. Por unë nuk e kuptoj këtë shpjegim. Ekziston nevoja që të ecim paralelisht, të ecim në hap më njëri-tjetrin. Kërkojmë që prokuroria të riparaqesë këto dokumente dhe t’i lidhë me dëshmitarët përkatës”, ka thënë ai.
Tutje Hooper thotë se Thaçi është marrë në intervistë duke kërkuar nga prokuroria që t’ia japin materialin.