Avokati Istrefi bashkë me studentët e Fakultetit të Drejtësisë, ligjëratë për rolin e AVSh-së

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, përkatësisht Fakultetin Juridik, me ftesë të Dekanit Agron Beka, Avokati i Avokaturës Shtetërore, Sami Istrefi ka mbajtur një ligjëratë për studentët e këtij Fakulteti.

Avokati Istrefi ka thënë se ndihet tejet i nderuar që ka rastin të bashkëbisedoj me studentët e rinjë të këtij fakulteti dhe njëherit t’i informoj më shumë për punën dhe përgjegjësit e Avokaturës Shtetërore.

“Është kënaqësi për mua që t’iu drejtohem fillimisht si kolegë i juaji, i të njëjtit profesion, i cili është ndër më të rëndësishmit për shoqërinë. Në Fakultetin e Drejtësisë çdo ditë dëgjoni për drejtësinë, shtetin ligjor, lirinë, barazinë dhe të drejtat e qytetarëve. Këto koncepte duhet t’i njihni mirë sepse janë baza e çdo shteti të zhvilluar. Dhe jo vetëm t’i njihni por në të ardhmen, gjatë rrugëtimit tuaj profesional, qoftë si avokatë, gjyqtarë e prokurorë apo profesionistë të tjerë, duhet të angazhoheni dhe të punoni për shtetin e së drejtës dhe një sistem drejtësie të bazuar në vlera, integritet dhe profesionalizëm’’ tha Avokati Istrefi.

Avokati Istrefi në ligjëratën e tij ka folur për rolin e Avokaturës Shtetërore në veçanti, duke i informuar më shumë për përfaqësimet që AVSH i bënë pranë organeve gjyqësore, pranë arbitrazheve si dhe organeve tjera administrative, përfshirë hartimin e parashtresave ligjore, memorandumeve dhe dokumenteve tjera që kërkohet në lidhje me përfaqësimin gjyqësor që përfshinë Qeverinë e Kosovës.

Duke i falënderuar studentet për prezencën e tyre dhe interesimin e madh që kishin, si dhe Dekanin z. Agron Beka për ftesën e bërë, Avokati Istrefi ka thënë se AVSH mirëpret në të ardhmen çdo bashkëpunim me studentet e fakultetit juridik në mënyrë që ata përveç mësimit teorik, të fitojnë njohuri dhe përvojë edhe nga puna praktike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme