Besimtarët myslimanë, para se ta nisin faljen e namazit, para vetes shtrojnë një sexhade mbi të cilën kryejnë lutjet drejtuar Allahut.
Zakonisht kjo sexhade është e veçantë dhe përmban simbole të fesë islame si identifikim i asaj se çka përfaqëson edhe ai që kryen këtë ritual.
Por, një avokat nga Prishtina ka vendosur që sexhaden ta zëvendësojë me flamurin amerikan.
Arben Geci ka postuar fotografinë duke kryer këtë ritual mbi simbolin amerikan dhe ka thënë se një pjesë të lutjeve i bën edhe për SHBA-në.
“Foto nga Joni, djali im 5 vjet, te cilën e ka realizuar gjatë namazit tim ku shihet flamuri amerikan qe e vendosi shpeshherë si sexhade për t’u falur e me qëllim që të mos e harroj gjate lutjeve te mia mikun dhe aleatin tonë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Unë gjithmonë lutem dhe jam falënderues ndaj SHBA-ve për lirinë qe e gëzojmë sot. Nëse nuk je falënderues ndaj njeriut (robit) nuk je as ndaj Zotit!
Zoti im begatoje USA dhe Kosovën tone me te mirat e tua te pakufishme, mbroje dhe ndihmoje ne çdo vështirësi!
Amin!”, ka shkruar Geci.