Avokati në Lipjan raporton se po kanoset nga një ish-klient

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një avokat në Lipjan ka raportuar se është kanosur nga një ish-klient i tij. Sipas avokatit, ai e kishte mbrojtur të dyshuarin në një rast dhe i dyshuari tash po kërkon që t’i kthehen paratë që ka paguar për mbrojtje, raporton Policia e Kosovës.

“Lipjan, 10.01.2023 – 12:43. Ankuesi mashkull kosovar avokat ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull, sipas viktimës ai kishte mbrojtur në një rast të dyshuarin dhe tani i dyshuari i kërkon t’ia kthejë paratë që i ka paguar për mbrojtje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, ndërsa rasti është cilësuar kanosje.

Të ngjashme