Avokati Smakiqi komenton bastisjes e fundit të Speciales, paralajmëron arrestime e aktakuza

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Avokati Xhevdet Smakiqi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka paralajmëruar bastisjet e fundit të Speciales kanë të bëjnë jo vetëm me hetimet e iniciuara vite më parë por edhe me mundësinë e hetimeve të tjera. Ai ka thënë se sekuestrimi dhe bastisjet mund të kryhen vetëm tek personat nën hetime.

Sipas tij, urdhëresa për sekuestrim të sendit përmban arsyetimin dhe afatin e mbajtjes, ndërsa nëse nuk aprovohet zgjatja e afatit, sendet (telefonat në këtë rast) do të detyrohen t’i kthehen personit nën hetim.

Lidhur me këtë çështje, ai ka thënë se bastisjet dhe sekuestrimi i sendeve që po ndodh ditëve të fundit nënkuptojnë “avancim të hetimeve penale në rastet e inicuara vite me përpara por dhe mundësi zgjerimi te hetimeve per veprat penale pengimi i drejtësisë.”

Sipas tij, rezultatet e bastisjeve dhe sekuestrimit të sendeve do të pasohen edhe me me veprime të tjera, qoftë ngritje aktakuzash ose arrestime.

Ky është postimi i tij:

Veprimet hetimore te ZPS-së kunder pjestarëve te UÇK-së!

Duket se ka një mungesë te sqarimeve te plota edhe nga debatet nëpër televizione e prononcime publike por edhe nga koleget e mi avoaktë lidhur me këtë çështje delikate dhe me interes te madh publik e kombëtar sepse kemi te bëjmë me UÇK-në pjestarët e saj.

  1. Sekuestrimi i sendit, paisjeve si aparatit telefonit personal nga Prokurori i Specializuar bëhet vetem ndaj personit qe është nën hetime penale.
  2. Bastisja si veprim hetimor në banesen e personit nen hetime penale bëhet me urdhër bastisje vetem me aprovim paraprak te kerkeses se ZPS-se nga ana e Gjyqtarit te Procedures paraprake te DHS në Hagë.
  3. Urdhëresa për sekuestrimin e sendit përmban arsyetimin dhe afatin e mbajtjes se sendit me pershkrim sendi do te kthehet te personi i dyshuar nen hetime penale ne fund te skadimit te afatit.
  4. Aktvendimet e ZPS-së për sekuestrim te sendit janë te afatizuara dhe nese nuk aprovohet zgjatja e afatit ato sende telefona detyrohet te ia kthejë personit nen hetim pronarit.

Prandaj bastisjet dhe sekusterimi i sendeve ndaj pjestarëve te UÇK-së ditëve te fundit nënkuptojnë anvancim te hetimeve penale në rastet e inicuara vite me përpara por dhe mundësi zgjerimi te hetimeve per veprat penale pengimi i drejtësisë.

Rezultatet e bastijseve dhe sekuestrimit te sendeve do te pasohet ne veprime tjera qoftë ngritje te aktakzuave qoftë dhe arrestimeve te reja.

Dhomat e Specializuar te Kosoes ne Hagë dhe ZPS-ja për shkak te kompentencave te zgjeruara te garantuara me Kushtetuten e Kosoves me stafin nderkombëtar prokurorë dhe gjyqtarë po ushtrojnë jursdiksonin lëndor terriotorial dhe kohor pushtetin e tyre te pa kufizuar ndaj pjestarëve te UÇK-së.

Kurse standardi i drejtësisë i Dhomave te Specializuara ne Hagë këto vite sa kemi parë, transparenca per publikun dhe parimi i publicitetit janë në nivelin me te ulët duke cenuar shkelur fortë te dretjat themelore nejrëzore ndaj secilit subjekt qe i nenshtrohet e qe janë pjestarët e UÇK-së.

Të ngjashme