Prokuroria Speciale e ka refuzuar kërkesën e avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi që të jetë i pranishëm në dëshminë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, raporton Ekonomia Online.
Në një deklarim për gazetarë, Gashi tha se ka qenë i pritshëm moslejimi i tij gjatë marrjes në pyetje të Haki Abazit.
“Duke e ditur jotransparencën e prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, unë faktikisht kam menduar që ai do të veprojë ashtu siç edhe ka vepruar që nuk më lejoi që unë të marrë pjesë në seancë në cilësi të avokatit, përfaqësuesit juridik të familjes Dehari dhe i ka njoftuar zyrtarët përkatësit që unë mos të më lejoj që të marrë pjesë në dëgjimin e deputetit Abazit. Ai tani ka hyrë në zyren e prokurorit. Intervista tashmë ka nisur ose do të nis për pak minuta”, tha Gashi.
Ai tha se zhdukja e mostrave të këtij rasti ka ndikim të drejtpërdrejtë në dëmtimin e hetimit të rastit
“Pra, zhdukja e mostrave të mjekësisë ligjore ka të bëjë drejtpërdrejtë me dëmtimin e hetimit të këtij rasti ku unë kam paraqitur një shkresë në bazë të secilës kam kërkuar që prokurori i rastit Afrim Shefkiu të na njoftojë me shkrim arsyet e moslejimit të pjesëmarrjes sime në dëgjim gjatë dëshmitarit Haki Abazi. Kështu që unë do të jem faktikisht në pamundësi ta dijë se çfarë po deklaron deputeti Haki Abazi në deklaratën e tij në cilësi të dëshmitarit dhe ju mbetet juve që ta intervistoni pas daljes së tij”, deklaroi Gashi.
Shkresa e Tomë Gashit drejtuar prokurorit Afrim Shefkiu: