AVONET përmes një komunikate për media ka reaguar për rastin e një qytetari në Lipjan, të cilit nuk i është bërë EKG.
“AVONET ka përcjell në media rastin e sotëm të krijuar në QKMF-në në Lipjan, ku një qytetari nuk i është bërë EKG-ja nga mjeku Faruk Gashi me arsyetimin se ajo nuk punon, në ndërkohë që ai ka gënjyer për çka këtë e ka demantuar edhe Komuna e Lipjanit”.
AVONET këtë e konsideron papërgjegjësi dhe duke marr parasysh se mos ofrimi i ndihmës mjekësore konsiderohet vepër penale.
“AVONET inkurajon organet e drejtësisë të merren me rastin dhe të fillojnë hetimet.
“Betimi i Hipokratit është rregulli bazë që i obligon mjekët që të ofrojnë ndihmën mjekësore andaj ky veprim është i papranueshëm dhe neglizhent nga ana e mjekut.
Komuna e Lipjanit, duhet të veproj në harmoni me detyrimet dhe ligjet në fuqi”.