Avonet: Blakaj nuk tregoi performancë, po manipulon me dorëheqjen personale

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 19:37 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” thotë se ka përcjellur me vëmendje rastin e fundit të prokurorit Blakaj dhe rolin e Prokurorisë së Shtetit.

“Prokurori i Prokurorisë Speciale z. Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje nga funksioni i tij dhe duke alarmuar qytetarët e Republikës së Kosovës për predikimin e tij se ka hasur në pengesa dhe kërcënime nga hulumtimet e bëra këtyre ditëve nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET, del të jetë se prokurori Blakaj nuk ishte prej prokurorëve që arriti të tregojë performancë dhe të arrijë objektivin e detyrës së marruar për të hetuar rastin ‘Veteranët'”, thuhet në një komunikatë kësaj organizate.

Avonet konsideron se rasti i Blakaj është për shqetësim se si një zyrtar largohet nga detyra e tij dhe duke manipuluar opinionin publike me arsye personale të dorëheqjes së tij.

“Kryeministri Haradinaj me datën 26.09.2017 kishte lejuar që dokumentacionin e Arkivës në rastin ‘Veteranët’ që të ju krijojë prokurorit Blakaj dhe hetueseve që mos të kenë pengesa dhe apo të ndërhyn në hetim”.

Avonet thotë se kjo metodë e Blakajt jep elemente për të dyshuar se qëllimi është që të fitohet personalisht, andaj kërkon nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe mekanizmat e tij që të bëjë vlerësim për përformancën e prokurorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme