AVONET mbjell thera në gropat e hapura në rrugët e qytetit (Foto)

Ferizaj | 08 Mar 2017 | 11:55 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka shprehur shqetësimin duke mbjellë thera në gropat për të treguar neglizhencën e institucionit komunal dhe duke prezantuar edhe gjendjen e rrugëve të qytetit të Ferizajt.

Sipas AVONET, një mosmenaxhim i mirë i komunës së Ferizajt tregon gjendjen tmerruese të rrugëve të komunës së Ferizajt edhe pse shoqëria civile nga ngritur shqetësimin për mos mirëmbajtjen e rrugëve dhe po ashtu duke mos marrë përgjegjësi që janë të obliguar institucioni komunal.

“Qytetarët e Ferizajt shumë herë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke reaguar dhe kërkuar në rregullimin e rrugëve të cilat janë në një gjendje alarmante, në mos mirëmbajtjen, duke diskriminuar bashkësitë e caktuara lokale, e po ashtu duke mos marrë asnjëherë parasysh as ankesat e tyre dhe shqetësimet që kanë paraqit qytetarët”, thuhet në reagimin e AVONET.

“Siç dihet deri më tani komuna e Ferizajt nuk ka lidhur ende kontratë me ndonjë prej kompanive për të mirëmbajtur rrugët dhe kjo tregon mungesë të qeverisjes efektive edhe pse është në buxhetin komunal janë planifikuar 200 mijë euro”.

“Sot ne mbjellëm katër thera duke treguar që në mandatin katër vjeçar të kryetarit Svarqa nuk kishte shprehur interesim për të përmirësuar gjendjen e rrugëve në qytetin e Ferizajt, një qytet me dinamizëm të madh që ka!”, thuhet në reagim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme