Avonet: Shëndeti i kosovarëve po rrezikohet nga barnat e Serbisë

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 18:00 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, qëmonitoron dhe hulumton institucionet të Republikës së Kosovës, poashtu është duke bërë hulumtime në fushën e shëndetësisë dhe duke monitoruar këtë sektor.

Sipas një komunikate për Media, thuhet se Avonet gjatë këtij hulumtimi dhe monitorimi kanw vërejtur se produktet të cilat po importohen në mënyrë të paautorizuar nga Serbia, për në Kosovë janë edhe produktet medicionale.

“Që nga viti 2015, këto produkte kanë filluar, ta vërshojnë tregun tonë në mënyrë të pa kontrolluar. Një kontribut, të tillë në përhapjen dhe përdorimin e këtyre produkteve , po e bëjnë edhe vetë doktorët të cilët pas kontrollave pacientëve të tyre po iu rekomandojnë pikërisht ilaçet të cilat janë prodhim serb dhe të cilët nuk janë të licencuara për përdorim.Këto medikamente të cilat nuk kanë autorizim për shitje në Kosovë, janë kryesisht të kompanisë “Galanika”, mirëpo duke mos përjashtuar edhe prodhues të tjerë serb të cilët nuk kanë licencë për shitje. Ne si AVONET, shprehim shqetësimin tonë, rreth këtyre produkteve medicionale të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve tonë”, thuhet në komunikatën e AVONET-it.

Sipas kësaj organizate, akoma më shqetësuese qëndron në faktin se fajtor për një gjë të tillë janë pikërisht, Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht drejtoria e inspektoratit dhe doganat të cilat edhe pse janë në dijeni për një gjë të tillë, nuk po bëjnë asgjë, në parandalim e importit të këtyre produkteve të cilat po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë.

Andaj, iu kanë bërë thirrje organeve kompetente të reagojnë në parandalimin e futjes së këtyre produkteve, të cilat çdo ditë e më shumë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme