Shoqatës së Mullisëve të Kosovës ka bërë një ankesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nga e cila ka kërkuar ta hetojë origjinën e miellit “Fellini”. Kjo kërkesë vije pasi sipas mullisëve, në tiketat që i bashkëngjitën paketimit, herë figuron që mielli është prodhuar në Gjermani, herë në Bosnja e Hercegovinë e herë në Serbi. Përgjigje rreth kësaj çështjeje nuk ka kthyer as MTI dhe as Agjencia e Ushqimit.
Mielli i bardhë “Fellini” është njëri ndër më të konsumuarit nga familjet në Kosovë. Por, ky miell që shitet në shumicën e marketeve kosovare, sipas Shoqatës së Mullisëve të Kosovës shkakton konfuzitet te konsumatorët.
Kjo shoqatë ka bërë një ankesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nga e cila ka kërkuar të hetoj nga vije mielli “Fellini”. Kjo kërkesë vije pasi sipas mullistëve, në tiketat që i bashkëngjitën paketimit, herë figuron që mielli është prodhuar në Gjermani, herë në Bosnja e Hercegovinë e herë në Serbi.
Prandaj, ata kanë kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që përmes Inspektoratit të ndaloj shitjen e këtij produkti, derisa të plotësohen kushtet ligjore që dëshmojnë kualitetin dhe të dhënat që janë në interes të konsumatorit.
Në kërkesën që mullisët i kanë bërë MTI-së thuhet:
Shoqata e përpunuesve të grurit e njohur si Shoqata e Mullisëve të Kosovës (SHMK) me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit ju drejtohet Ministrisë suaj me shqetësimin në vijim:
Në tregun e Kosovës është duke u shitur tash e sa kohë një produkt i njohur me brendin “FELLINI” në paketim prej 5 dhe 1 Kg në deklaratën e secilës informatat në lidhje me produktin janë të cekura qëllimisht në formë konfuze dhe të pasaktë.
Ajo që është edhe më e rëndësishme, askund në ambalazhe nuk është cekur se kush është prodhuesi, emri i subjektit prodhues, adresa, etj. Kjo informatë është e obligueshme ligjërisht të jetë e vendosur dhe mungesa e saj lë hapësirë për të dyshuar në këtë produkt jo vetëm në aspektin e kualitetit por edhe në aspektin e ndonjë arsye tjetër të shmangies nga detyrimet e importit!
Megjithëse Portali ka tentuar të marrë edhe një qëndrim të MTI-së për miellin e importuar, të njëjtit nuk i janë përgjigjur pyetjeve të redaksisë. Përgjigje nuk kanë kthyer as Agjencia e Ushqimit.
Kurse Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi ditë më parë kishte thënë për Indeksonline se mielli i Serbisë ka filluar të tregtohet në emër të miellit të Bosnjës, duke hyrë kështu në Kosovë pa tatim.
“Nga Serbia ka ardhur miell me çmime damping prej mullinjve më të dobët të tyre. Ministri Industrisë dhe Tregtisë ka marrë masa antidampinge, por mielli i Serbisë ka filluar të tregtohet në emër të miellit të Bosnjës dhe vjen në Kosovë pa tatim, pra Serbia nuk po e respekton marrëveshjen e CEFT-ës. Mielli i ardhur nga Serbia ka cilësi ma të dobët se mielli vendor”, është shprehur Farizi.