Rabit Konjufca, axha i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca, ka komentuar situatën e fundit rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë. Ai ka thënë se edhe me u nxeh me rrymë dhe me u anku për çmime nuk shkon, shkruan Gazeta Metro.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike sipas tarifave të reja të propozuara nga ZRRE, ka shkaktuar pakënaqësie të shumta tek qytetarët. Të shumta janë ankesat për rritjen e këtyre çmimeve, derisa axha i Glauk Konfjucës, Rabiti ka dalë me një koment tjetër, e që ka të bëjë pikërisht për qytetarët.
Siç duket atë e ‘mundojnë’ ankesat ndaj Qeverisë Kurti dhe në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se qytetarët nuk duhet me u anku për çmime nëse nxehen me rrymë.
“Nxehu me rrymë dhe ankohu për çmimin nuk shkon”, ka shkruar ai.
Ndërkaq kujtojmë që në fillimin krizës me energji elektrike në vend, Qeveria Kurti kishte bërë thirrje te qytetarët që të mos nxehen me rrymë, por duke mos iu dhënë alternativa tjera.