Lista Serbe tash e një muaj e ka ngrirë aktivitetin në kuadër të institucioneve të Kosovës. Mirëpo, kjo nuk duhet të përbej shqetësim për qeverinë Mustafa. Të paktën kështu vlerëson avokati, Azem Vllasi.
Ky i fundit po kërkon nga kryeministri Mustafa qe t’ua ndalojë ministrave të kësaj liste dhe zëvendëskryeministrit Stojanoviq qe të përfaqësojnë Kosovën, për sa kohë vazhdojnë me sjellje destruktive në raport me institucionet e Kosovës.
“Kryeministri duhet ekskluzivisht me ua ndalu qe ministrat e Listës Serbe me përfaqësu qëndrimin e qeverisë jashtë Kosovës. Nuk mundën anëtarët e kabinetit qeveritar të listës serbe as më fole dhe as më përfaqësu çfarëdo qëndrimi tjetër përveç qëndrimit të qeverisë dhe ai duhet t’ua bëjë me dije se atë e kanë të ndalaur”, ka thënë Vllasi për ‘Indeksonline’.
Poashtu, ai kërkon nga i pari i Ekzekutivit qe të injoroj këtë listë dhe të mos merret me kërkesat dhe qëndrimet e tyre, pasi në këtë forme edhe Lista Serbe do të detyrohej të kthehej në institucione.
Avokati thotë se me bojkotimin qe Lista Serbe po i bën institucioneve ajo më së shumti po e dëmton interesin e komunitetit serb në Kosovë.
“Lista Serbe qe prej fillimit e ka marrë një detyre të rënde qe as nuk i takon dhe as nuk mund ta mbajë dhe ajo detyre është më i përfaqësu interesat dhe qëndrimet e Serbisë në Kosovë dhe në Kuvend të Kosovës. Ajo ashtu po sillet, prandaj nëse ajo mendon me i shkaktu problem Kosovës duke e bojkotuar ajo është problem i tyre, por në atë mënyre ata nuk e dëmtojnë as Kosovën as punën e Kuvendit. E dëmton veten dhe interesat e komunitetit të vet. Përndryshe, arsyetimet pse po sillen ashtu janë aq absurde saqë ata politikisht veten e diskualifikojnë”, ka shtuar Vllasi.
E sa i përket vizitës se zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq në Bruksel, ai thotë se ata munden me u sjellë vetëm nëpër korridore pasi askush nuk i takon.
“Ata mund të shëtitën nëpër kafiqa, por ata prej qeverisë nuk e përfaqësojnë askënd dhe nuk mund të bisedojnë me askënd në emër të Kosovës. Qeverinë e Kosovës e përfaqëson kryeministri dhe cilido anëtar tjetër i autorizuar nga kryeministri”, ka përfunduar Vllasi.