Azemi i VV-së: Ndjej keqardhje për familjen Mujeci që është një familje atdhetare, secili përson mbi 18 vjet është përgjegjës për veprimet e veta.

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Asambleisti në Asamblenë Komunale të Prishtinës, Egzon Azemi dhe aktivisti i kahmotshëm i kësaj partie shkroi prapë mbi rastin e Besnik Mujecit dhe arrestimit të tij për shpërndarje droge duke thënë se ndjen keqardhje për familjen Mujeci që sipas Azemit është një familje atdhetare dhe se secili përson mbi 18 vjet është përgjegjës për veprimet e veta, përfshirë këtu Besnikun.

Postimi i plotë:

Për vrasjen e ndodhur në Bon Vivant, tha mos e fajsoni PDK-në dhe Uranin, edhe pse edhe të përfshiret në rast kanë lidhje me PDK.

Ndërsa për arrestimin e një prej rreth 200 asambleistëve të Lëvizjes tentojnë ta bëjnë lidhjen me VETËVENDOSJEN.

Edhe vet i kam kundërshtuar akuzat politike ndaj ngjarjes në Bon Vivant. Por kur i shoh sot disa që tregohen kaq hipokrit, nuk po arrij ta besoj se në çfarë niveli bijnë vetëm ta dëmtojnë sado pak Lëvizjen.

këto qaste ndjej keqardhje për familjen Mujeci që është një familje atdhetare dhe sigurisht se nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë sfidë. Për një gjë jam i sigurt se edhe ata do kërkojnë përgjegjësi maksimale për këtë rast.

Besniku e secili përson mbi 18 vjet është përsonalisht përgjegjës për veprimet e veta. Uroj që drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e vet dhe para saj secili të jap përgjegjësi.

Të ngjashme