Azemi: Ndërrimi i njehsorëve elektrikë po rrezikon fshehjen e provave

Prishtinë | 13 Pri 2026 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (Lidhja Demokratike e Kosovës), Visar Azemi, ka deklaruar se pas nisjes së hetimeve për skandalin me njehsorët elektrikë, ka filluar edhe ndërrimi i tyre, gjë që sipas tij përbën rrezik për fshehjen e provave.

Ai tha se një veprim i tillë mund të konsiderohet vepër penale dhe kërkoi që njehsorët të hetohen në laboratorë të pavarur.

“Sapo u zbulua skandali me njehsorët elektrikë, hetimet nisën. Por në vend që të ruhen provat, KEDS dhe Ministria po i ndërrojnë njehsorët e vjetër dhe po rrezikojnë fshehjen e manipulimeve. Fshehja e provave është vepër penale. Njehsorët duhet të hetohen në laboratorë të pavarur, jo nga ata që dyshohen për hajninë”, ka thënë Azemi.

Ai ka kërkuar transparencë të plotë në procesin e hetimeve dhe trajtimin e pajisjeve si prova materiale deri në sqarimin e plotë të rastit.

Të ngjashme