Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga nesër punëtorët teknik të nëntë shkollave fillore dhe të mesme në kryeqytet do hyjnë në protestë.
Azemi përmes një shkrimi në facebook ka thënë se kjo është duke ndodhur për shkak se Komuna e Prishtinës po manipulon me pagat e punëtorëve dhe sipas tij nëse nuk gjendet një zgjidhje nga e hëna këta punëtor do të futen në grevë.
Postimi i plotë:
Në takimin e sotëm u mor vendim që 9 shkolla të Prishtinës që nga nesër do hyjn në protestë punëtorët teknik, për shkak të Komunēs së Prishtinës e cila po manipulon me pagat e punëtorëve . Nëse nuk gjindet zgjidhje , nga e hëna futen në grevë.