Azemi: S’do ta lejojmë rikthimin e NPB-së buzë falimentimit dhe në shërbim të interesave personale

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 13:42 | Nga Besiana Dauti

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe aksionari i Ndërmarrjes Publike Banesore, Egzon Azemi, ka mbajtur konferencë për media si reagim ndaj shkeljeve që, sipas tij, po bëhen nga njerëzit e Shpend Ahmetit, kryetarit të Komunës së Prishtinës.

“Si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe si asamblist i komunës së Prishtinës po mbajmë sot këtë konferencë si reagim për ndaj disa shkeljeve drastike që po ndodhin nga njerëzit e Shpend Ahmetit, si falsifikimi i dokumenteve dhe vulave, keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

“Sot drejtori i pronës, asamblisti që ka konflikt interesi në NPB, Bashkim Behaj, dhe anëtari tjetër i tyre, Hajdar Hoxha, të cilin me patjetër po dëshirojnë ta rahatojnë në NPB. Me diku rreth 8 sigurima privatë pas orës 5:00 të mëngjesit tentuan ta okupojnë këtë ndërmarrje, por falë rezistencës së punëtorëve të cilët menjeherë lajmëruan policinë, kjo ndërmarrje vazhdon ende të mbetet publike”.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të lejojë që të bëhen shkelje të tilla, raporton Ekonomia Online.

“Ne nuk do të lejojmë rikthimin e NPB-së buzë falimentimit dhe të jetë në shërbim të interesave personale ashtu siç ka ndodhur edhe në ndërmarrje tjera. Ne duam që kjo ndërmarrje të jetë në shërbim të qytetarit dhe jo të përdoret për interesa personale”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme