Fletëarrest për asamblistin e VV-së

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria ka lëshuar fletëarrest për asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje  Egzon Azemi.

Azemi përmes një një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, kanë shkuar në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

“Policia e Kosovës, herët në mëngjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokurorët e Lumezit e Kadrisë, kanë lëshuar fletë-arrest. Aty s’më gjetën dhe duke e ditur se sot kemi mbledhje të KPF-së, kanë ardhur te Komuna e Prishtinës, civil e të uniformuar. Tash jemi në mbledhje e mbase ende po presin jashtë”, ka shkruar Azemi.

Ai thotë se nuk do t`i përgjigjen ftesave të prokurorisë, pasi që sipas tij “asnjëherë nuk do të pranojnë gjykime politike”.

Sipas tij, arsyetimi i policisë për arrestim ishte, pjesëmarrja në protestën kundër Demarkacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme