Përplasen asamblistët, Vala Peshku e PSD-së, i thotë “kastravec” Egzon Azemit të VV-së

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 16:39 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Debati për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për zonën “Matit 1”, vazhdimi i Rrugës B, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, nuk ka kaluar pa përplasje e ofendime ndërmjet asamblistëve të PDS-së dhe VV-së, raporton Ekonomia Online.

Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, akuzoi drejtorin për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm se po gënjen në raport me këtë plan.

 “Drejtori po gënjen publikisht këto dokumente e plane kanë me u rikuperuar në Hartën zonale ose kanë me vonuar hartën zonale ose kanë me shkaktua një dëm”, tha Azemi.

Kritika pati edhe për kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Për këtë të fundit, Azemi tha se del në konferenca me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe nuk merr pjesë në debatet publike me qytetarë.

“Me u bë njerëz tamam me i pranua dështimet e juaja keni dështuar për një tender, te çështja. E universitetit prapë kanë dal probleme tek banorët sepse janë ankua se pjesa e vetme e pandershme po shkatërrohet nga komuna ne kërkojmë që diskutimet publike të jenë të vazhdueshme sepse kur ka diskutim publik me qytetar Shpend Ahmeti me Kadri Veselin mbante konferenca për ekipin e komunën e ka lënë”, shtoi Azemi.

I menjëhershëm ishte reagimi i asamblistes së PSD-së, Vala Peshku. Kjo e fundit i tha “kastravec”, Azemit.

“Kujt ja mshel ti gojën, kastraveci niher”, i thotë Peshku, Azemit, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme