Azpilicueta i thotë “Jo” Interit, transferohet te Atletico

Prishtinë | 01 Kor 2023 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Cesar Azpilicueta nuk do të transferohet te Interi por te Atletico Madridi.

Kështu ka raportuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka thënë se Azpilicueta do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Atleticon.

Spanjolli ani se ka kontratë edhe një vjet me Chelsea, klubi londinez do e lërë të largohet falas për shkak të shërbimit disavjeçar në ekip.

Ai ishte afër transferimit edhe te Interi, pasi kishte rënë dakord për kushtet personale, por që në momentet e fundit refuzoi një kalim në qytetin e modës dhe preferoi një transferim në Madrid. /

Të ngjashme