Babai i Dua Lipës, Dukagjini ka ditë që është duke qëndruar në Shqipëri.
Ai po kalon çaste relaksi me miq të tij, teksa dje ka promovuar përmes disa imazheve edhe rivierën shqiptare. Një gjest tejet tejet i mirë nga ana e tij, marrë parasysh se ai ka numër të madh ndjekësish në rrjete sociale, pasi që ai është edhe një nga menaxherët e vajzës së tij të famshme, shkruan Indeksonline.
Dukagjini sot për kafe ka takuar edhe ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën. Është vet Dukagjini që ka postuar këtë fotografi teksa ka shkruar:
“Gjithmonë kënaqësi të kalosh kohë me kapitenin legjendar të kombëtares sonë”