Babai gjen foshnjën e vdekur në mëngjes, nis hetimi

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Një foshnje është vërejtur pa shenja jete mëngjesin e së enjtes në Vushtrri nga i ati.

Babai ka lajmëruar njësitë përkatëse të cilët kanë vërtetuar vdekjen e foshnjës, ndërsa policia e ka nisur hetimin për “vdekje të dyshimtë”.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Të ngjashme