Babai i Assange i kërkon Australisë t’ia sjellin djalin në shtëpi

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Babai i i bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i ka bërë thirrje shtetit të Australisë që ta sjellin djalin e tij në shtëpi.

Ai tha se ishte i tronditur kur e pa gjendjen e djalit të tij pas arrestimit në Londër, javën e kaluar, njofton Klan Kosova.

John Shipton, i cili ishte sekretar i partisë WikiLeaks, që u formua për të përkrahur Assange, thuhet se e vizitoi atë për çdo krishtlindje në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi ai kërkoi strehim atje në 2012.

“DFAT (Departamenti i Punëve të Jashtme) dhe kryeministri duhet në mënyrë të shpejtë të bëjnë diçka,” i tha Shipton Herald Sun.

“Ajo mund të zgjidhet thjesht për kënaqësinë e të gjithëve. Ka pasur disa bisedime në një takim në mes të një senatori dhe një zyrtari të lartë të DFAT për të ekstraduar Julianin në Australi”.

Shipton tha se ishte i tronditur kur pa gjendjen e djalit të tij, kur u arrestua të enjten me të urdhër SHBA-së për shkak të publikimit të dokumenteve zyrtare.

Të ngjashme