Deputetja e zgjedhur nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, përmes një postimi në facebook ka treguar që babai i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo shtoi se kërkon ndihmën e personave vullnetmirë të cilët e kaluar Covidin t’i dalin në ndihmë, duke dhuruar gjak. Postimi i plotë i Hoxhës: Pershendetje miq, E kemi […]
Babai i Eliza Hoxhës në gjendje të rëndë, kërkohet gjak nga ata që e kanë kaluar Covidin

Deputetja e zgjedhur nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, përmes një postimi në facebook ka treguar që babai i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo shtoi se kërkon ndihmën e personave vullnetmirë të cilët e kaluar Covidin t’i dalin në ndihmë, duke dhuruar gjak.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Pershendetje miq,
E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mire dhe sapo e kane kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00.
Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.
Ju faleminderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën.
Ps. Për detaje ju lutem na shkruani edhe në inbox ose mund të lajmëroheni në 044147690.











