Babai i Granit Xhakës e viziton Skënderajn, takohet me krerët e kësaj komune

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka e ka vizituar Komunën e Skënderajt.

Ai së bashku me Kryesinë e Degës së PDK-së në Zvicër vizitoi krerët e Komunës së Skënderajt, ka njoftuar nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

“Kënaqësi të mirëpresim në Skenderaj Ragip Xhakën, së bashku me miq të tjerë nga Kryesia e Degës së PDK-së në Zvicër, të cilët na përgëzuan për punët dhe përgjegjësitë tona në kuadër të Komunës së Skenderajt. I falëndëruam për vizitën por edhe për angazhimin e tyre në rritjen e vetëdijes politike në diasporë, përmes angazhimit politik jo vetëm për Kosovën, por edhe për Zvicrën, shkroi Lushtaku.

Tutje, ai e uroi Ragip Xhakën për formën fantastike që po e tregon djali i tij, Graniti me Arsenalin këtë sezon.

“Në fund, meqë Ragipi do të kthehej për vizitë tek Graniti, një urim shumë të veçantë për të, për lojën e bukur dhe rezultatet fantastike që këtë sezonë po tregon tek Arsenali”, përfundoi Lushtaku.

Të ngjashme