Babai i Hashim Thaçit vizitohet në natën e Vitit të Ri nga Sami Lushtaku dhe Fadil Nura

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me Sami Lushtakun, në në natën e ndërrimit të moteve kanë vizituar Haxhi Thaçin, prindin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur Lushtaku përmes një postimi në facebook duke uruar që viti 2023 të jetë vit i drejtësisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

“Urimet më të mira edhe për Bacën Haxhi Thaçi, babain e Presidentit Hashim Thaçi, me rastin e Vitit të Ri 2023.

Urojmë që viti 2023 të jetë vit i drejtësisë për bashkëluftëtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tjerë të cilët padrejtësisht po mbahen prapa grilave në Hagë.

Gëzuar e shëndet Baca Haxhi!” ka shkruar ai.

Të ngjashme