Bad News Eagles e luan sonte finalen e madhe, kaq para mund t’i fitojë

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sonte nga ora 18:30 finalen e madhe të turneut Tipsport që po mbahet në Pragë të Çekisë.

BNE triumfoi mbrëmë 2:1 ndaj ekipit Sinners në gjysmëfinale, për t’u kualifikuar tutje, shkruan Gazeta Express.

E në finale tani do të takohet me ekipin ECLOT.

Vendi i parë i fiton 20.650 dollarë, kurse tashmë Bad News Eagles i kanë siguruar 9290 dollarë. 

Të ngjashme