Bad News Eagles pëson sërish humbje

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Bad News Eagles është mposhtur sërish në “Legends Stage” të turneut më të madh në botë në CS:GO.

BNE ka humbur nga ENCE me rezultat 7:16.

Loja ishte zhvilluar në MAP-in “Ancient”.

ENCE pati epërsinë 12:3 nga pjesa e parë, duke e bërë të pamundur për djemtë tanë që të bënin ndonjë rikthim.

BNE tani kanë dy humbje dhe asnjë fitore, teksa do të luftojnë për mbijetesë në ndeshjen e radhës.

Por, aty do ta kenë jashtëzakonisht vështirë, kjo pasi që do të përballen me ekipin e ranguar numër një në botë, FaZe Clan.

Ndeshja fillon nga ora 17:30 dhe zhvillohet në “Best of 3”.

Të ngjashme