Mbrojtja ajrore e Bahrejnit interceptoi dhe shkatërroi tre raketa dhe “një numër” dronësh të mërkurën, sipas ushtrisë së vendit, e cila dënoi sulmet e Iranit në rajon, shkruan CNN.
Irani “vazhdon qasjen e tij sistematike armiqësore përmes sulmeve të tij të neveritshme me raketa dhe dronë që synojnë objekte civile në Mbretërinë e Bahrejnit”, tha Komanda e Përgjithshme e ushtrisë.
Ajo shtoi se “të gjitha armët dhe njësitë e saj janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe përgatitjes mbrojtëse”, dhe paralajmëroi civilët të mos prekin ose t’u afrohen “objekteve të çuditshme apo të dyshimta”.
