Bahri Hyseni pa kundërkandidat merr kryesimin e KPK-së, për tri vjet

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 10:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bahri Hyseni me 10 vota pro, asnjë votë kundër e asnjë abstenim, ka marrë kryesimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Hyseni nuk pati kundërkandidat për këtë pozitë, raporton Ekonomia Online.

Saktësisht 3 vjet më parë Hyseni kishte tentuar që të marrë këtë pozitë. Ai atëherë kishte kundërkandidatë Blerim Isufajn. Përderisa Hyseni morri vetëm 2 vota, Isufaj kishte marrë tetë vota, nga anëtarët e Këshillit.

Hyseni ka paraqitur arsyet se pse e sheh vetën si të përshtatshëm për këtë pozitë.

Ai shtoi se ka konkurruar për kryesues të Këshillit Prokuorial, sepse ka përgatitjet e duhura për këtë pozitë.

“Kam shfaq interesim të kryesoj këtë institucion të rëndësishëm, arsyeja që kam menduar se nëse me jepet besimi nga ana juaj të kryesoj këtë institucion kanë qenë disa arsye e para në përgatitjen shkollore dhe profesionale kam një eksperiencë e një përvojë të gjatë në sistemin e drejtësisë duke mbajtur pozita të larta shtetërore duke qenë një kohë kryetar i Komisionit për Legjislacion në Parlament, një kohë anëtar i Këshillit Gjyqësor”.

“Puna që kam bërë si prokuror, nga 2012 kam punuar në Ferizaj, jam munduar të jap kontribut për gjitha lëndët penale që kanë ardhur në zyrën time, 2017-18 si prokuror me gjitha angazhimet tjera kam arrit t’i zgjedh mbi 1159 aktakuza, 1741 raste penale dhe 1835 kallëzime penale dhe jam vlerësuar për performancën e mirë”.

“Arsyeja që mendoj se kam vizion për ta kryesuar Këshillin Prokurorial e kemi më lehtë sepse kemi Këshill të konsoliduar një Këshill funksional, por vetës i kam nxjerrë objektiva që mendoj t’i realizojë viteve të ardhshme”

“… epara do të angazhohem të fuqizojë Këshillin Prokurial për të mbrojtur parimin kushtetues, të u lejohen qasje të barabartë gjithëve duke u bazuar në efikasitet, llogaridhënie, transparencë dhe mbrojtjen e të Drejtave të lirive te qytetarëve, do avancoj mekanizmat ku anëtarët e këshillit dhe stafi punën ta bazojnë në ndershmëri, profesionalizëm e etikë”.

Madje ai tha se do të punojë në fuqizimin e sistemit prokurorial, duke
i dhënë mundësinë që institucionet të punojnë të pavarura, të pandikuara, raporton EO.

“Do të fuqizojë pavarësinë e sistemit prokurorial si sistem stabil në zbatimin e vendimeve të Këshillit duke i dhënë mundësinë që institucionet të punojnë të pavarura, të pandikuara nga brenda dhe jashtë”, tha Hyseni.

Këshilli Prokurorial ka diskutuar edhe për planin e punës së Komisionit për Vlerësimin e performancës së Prokurorëve për vitin 2019 dhe vlerësimi i performancës së Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për periudhën 2016-2018.

Valon Jupa, drejtor i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, ka treguar se 89 prokurorë do të i nënshtrohen vlerësimit te performancës.

“Kemi identifiku 89 prokurorë që do i nënshtrohen vlerësimit të performancës, në këtë drejtim janë 3 kategori të prokurorëve, 44 në mandat të përhershëm, 23 në mandat fillestar dhe 22 me mandat fillestar të mendimit të dytë”, tha Jupa.

Blerim Isufaj, ish-kryesues i KPK-së kërkoi vazhdimin e mandatit për drejtorin e sekretariatit të Kësjillit të Prokurorisë, Lavdim Krasniqi.

“Sistemi prokurorial ka nevojë të ketë kuadro si Lavdim Krasniqi. Duke pasur parasysh performancën e lartë të drejtorit propozoj vazhdimin e lartë të Krasniqit edhe për 3 vitet e ardhshme”, tha Isufaj.

Me pajtimin e të gjithëve Krasniqi u zgjodh edhe për një mandat tjetër.

Bahri Hyseni, u bë personazh i njohur dy vjet më parë kur u publikuan përgjimet e Adem Grabovcit dhe të tjerëve. Aty diskutohej për punësimin e tij si anëtar i Bordit të KOSTT-it.

 “Po, unë s’kom kunkuru o shef”, i thoshte Hyseni, Adem Grabovcit në vitin 2011.

Hyseni më vonë ishte bërë prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt dhe anëtar i Komisionit për Akte Normative në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Të ngjashme