Bahtiri e Kelmendi bisedojnë për gjendjen ekonomike në Kosovë

Prishtinë | 30 Sht 2016 | 11:15 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, është pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, me ç’rast është biseduar për situatën në komunën e Mitrovicës, me theks të posaçëm për atë ekonomike dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtorët, Sami Zeka dhe Egzon Jashari.

Kryetari Bahtiri fillimisht e njoftoj deputetin Kelmendi me situatën e përgjithshme në komunë, duke i thënë se ajo aktualisht është stabile, me tendencë të përmirësimit të mëtutjeshëm.

Ai tha se falë stabilitetit në komunë është shtuar interesimi i investitorëve në Mitrovicë, të cilëve komuna po ju siguron kushte të jashtëzakonshme për investime në Zonën Industriale, duke u dhënë tokën falas dhe duke ua siguruar infrastrukturën e nevojshme.

Bashkëbiseduesit folën edhe për ndikimin e “Trepçës” në zhvillimin ekonomik të komunës dhe të vendit.

Që të dy shprehën besimin se “Trepça”, nuk do të shkojë në likuidim, pasi që institucionet e vendit nuk do të lejojnë një gjë të tillë, duke aprovuar ligjin për këtë gjigant të dikurshëm të vendit deri në afatin e duhur.

Kryetari Bahtiri dhe biznesmeni Kelmendi biseduan edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për disa çështje që kanë të bëjnë me marketin ETC afër urës lindore mbi Ibër, në pjesën e komunës që e drejton kryetari Bahtiri.

Ata u dakorduan se vetëm me zbatimin konsekuent të ligjit, mund të zgjidhen shumë çështje me interes për komunë, qytetarët dhe kompaninë që drejton Kelmendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme