Bahtiri i përgjigjet Ahmetit: Merru me punët tua

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar ndaj një postimi të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili sot e ka cilësuar si “çështje negociatash dhe bindjesh”, kalimin e komunës së Mitrovicës së Jugut nga zona e kuqe në atë të verdhë.

Bahtiri e ka këshilluar Ahmetin që të merret me punës e komunës së tij, sepse sipas tij, nuk i takon të merret me punët e Mitrovicës.

“E lus kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të merret me punët e komunës së tij, sepse nuk i takon me u merr me komunën e Mitrovicës, pasi që mitrovicasit e kanë kryetarin e tyre që kujdeset për ta. Ai është mirë që të merret me komunën e tij, e cila është ngulfatur nga rastet me të infektuar me COVID-19”, ka shkruar në reagimin e tij Bahtiri në Facebook.

Sipas Bahtirit kryeqyteti në rrethana normale duhet të jetë shembull për menaxhim të punëve komunale, por siç ka thënë ai “duket kryetari Ahmeti ka tjera prioritete!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme