Bahtiri konfirmon takimin me Agim Veliun: Ishte takim i relaksuar s’mund të jap detaje

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu janë takuar mbrëmë në një restaurant në Milloshevë. Këtë takim e konfirmoi për Gazetën Express, Agim Bahtiri.

Bahtiri tha se është takuar mbrëmë me nënkryetarin e LDK-së.

“Po jam takuar në Milloshevë, me kryetarin e Podujevës, Agim Veliun”, tha Bahtiri.

Zyrtari i Vetëvendosjes tha se nuk mund të deklarohet për detajet e bisedës pa u dakorduar me Veliun.

“Nuk e di si e pret Agim Veliu këtë deklaratë pa u marrë vesh me të nuk mundem me u deklaru”, tha Bahtiri për Express.

Tutje Bahtiri tha që këtë radhë të kursehet nga deklaratat duke thënë se “këtë herë kemi biseduar për komunat tona”.

“Këtë radhë më le nër hije sepse nuk është koha me diskutu, biseda ka qenë e relaksuar. Ne jemi dy kreytarë dhe mundemi me bisedu për gjithçka e kësaj radhe kemi biseduar për komunat tona”

Gazeta Express ka provuar disa herë që të kontaktojë edhe me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, mirëpo,  i njejti ka qenë i paqasshëm përmes telefonit.

Dy zyrtarët e Vetëvendosjes përkatësisht LDK-së janë takuar edhe disa herë më parë për të cilat takime ka raportuar Gazeta Express.

Në takimet e mëhershme, Bahtiri dhe Veliu kishin provuar që të lehtësojnë arritjen e marrëveshjes mes dy partive politike lidhur me koalicionin qeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme