Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri ka se Qeveria e Kosovës duhet të jetë kujdesshme në dialogun në Washington dhe mos të bëjë kompromise në dëm të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se askush nuk guxon të diskutojë për territor të Kosovës dhe për Asociacion të Komunave Serbe, e amnisti për kimet e luftës.
Bahtiri në një postim në Facebook ka thënë se ata që diktojnë për këto çështje do të përballen me kundërshtim nga qytetarët e qytetit të Isa Boletinit dhe gjithë Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Në takimin që do të mbahet në Uashington Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdeseshme dhe mos të bëjë kompromise në dëm të Republikës së Kosovës, në emër të të ashtuquajturës ‘marrëveshje historike’.
Askush nga pala kosovare nuk guxon që të diskutoj për shkëmbime territoriale, asociacion të komunave serbe dhe amnisti për krimet e kryera gjatë luftës. Çdo kush që ka guxim t’i diskutoj këto tri çështje do të përballet fuqishëm me kundërshtim nga qytetarët e qytetit të Isa Boletinit, e pastaj edhe me gjithë Kosovën. Në rrethana normale kjo Qeveri duke qenë se është jolegjitime për shkak të mandatit të vjedhur, nuk është dashur të marrë pjesë në këtë takim, pasi që është e shantazhuar nga Lista Serbe dhe s’ka kredibilitet, e as nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës